ARSENE WENGER
Do të më zëvendësojnë
7 March, 2016 @13:08
BBC Sports ka transmetuar sot se Arsene Wenger është plotësisht i vetëdijshëm për kritikat që po i merr këto ditë në lidhje me rezultatet e Arsenalit së fundi në Premier League.
Sidoqoftë, trajneri francez ka qenë i qartë në përgjigjen e tij dhënë mediave.
“Unë gjithmonë kam presion, që është presion i njejtë sikur ajo që ia bëj vetes unë,” ka thënë Wenger.
“Pas kësaj, njerëzit do të flasim dhe gjithmonë do të ketë njerëz që do të flasin më shumë sesa para 20 viteve për shembull. Por kjo nuk e ndërron presionin. Presion i vërtetë është nga dëshira ime për të fituar ndeshjen e ardhshme dhe kjo është ajo që është me rëndësi për momentin,” ka shtuar ai.
“Besoj që opinionet janë opinione. Unë e bëj punën time dhe një ditë do të zëvendësohem nga dikush sikurse që do të zëvendësoheni edhe ju. Jeta kështu e ka,” ka thënë Wenger.
Arsenal muajin e kaluar ishte në krye të Premier Ligës ndërsa sot është 8 pikë larg liderit Leicester City.