MIQËSORJA E RADHËS
Burkina Faso po përgatitet për Botsvanën
24 August, 2015 @9:23
Kishin kërkuar miqësore ndaj Kosovës, por dërguan listën e lojtarëve U-23. FFK nuk pranoi miqësore ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fasos U-23, por kërkoi që së paku 60% e listës të jetë e përbërë nga seniorët.
Përfaqësuesja afrikane e Burkina Fasos, sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë miqësoren me Kosovën, pasi që sipas BBC Sport që ka botuar agjendën e përfaqësueses, ata po bëhen gati për ndeshje me Botsvanën që zhvillohet më 5 shtator.
Gernot Rohr, kryetrajneri i kësaj përfaqësueseje ka bërë të ditur se Burkina Faso mblidhet në Paris më 29 gusht, ndërsa prej aty do të fluturojë për Afrikë Jugore, prej nga do të udhëtojë drejt Botsvanës më 2 shtator për ndeshjen e 5 shtatorit të vlefshme për kupën e Afrikës.