PAS SHORTIT
Bushi: Kërkojmë maksimumin
26 January, 2017 @10:19
Përzgjedhësi i kombëtares U-21, Alban Bushi, në prononcimin e tij pas shorti për Europianin U-21 të radhës dhe mësimit të kundërshtarëve të grupit, e ka cilësuar grupin si të vështirë.
“Ky është një grup relativisht i vështirë, sepse janë ekipe të nivelit të lartë dhe sigurisht këtu është vështirësia edhe e mosnjohjes reale të nivelit të secilit kundërshtar,” ka thënë Bushi pas shortit, shkruan FSHF.
“Shpresoj shumë të na qëllojë një grup si ajo me Portugalinë e Serbinë në kualifikime për EURO 2016. Të mërzitur në short, por të kënaqur në fund. Kështu besoj që do të ndodh, do të kërkojmë maksimumin,” ka thënë Bushi nga Nyoni i Zvicrës për FSHF-në, ku morri pjesë në short bashkë me drejtorin Denis Bastari.
Grupi i Shqipërisë U-21 për EURO U-21 Italia 2019.