EURO U-21

Foto: FSHF
Kosova U21 në grup me Gjermaninë!
26 January, 2017 @9:30
Përfaqësuesja shpresa e Kosovës në futboll në shortin e saj të parë për kualifikime në Kampionatin Europian U21 në futboll, është vendosur në Grupin 5. Borozani.com
Kosova U21 ka rënë në një grup me Gjermaninë, Izraelin, Norvegjinë, Irlandën dhe Azerbejxhanin - që pritet të jetë një grup më se i vështirë për djelmoshat tanë.
Fituesit e nëntë grupeve pjesëmarrëse në kualifikime sigurojnë europianin U-21 që zhvillohet në Itali, gjatë verës së vitit 2019.
Katër vendet e dyta më të mira me rezultat më të mirë ndaj vendit të parë të grupit, të tretit, të katërtit dhe të pestit, do të shkojnë në play-off për të hyrë në short ku do të përcaktohen edhe 2 kualifikues të fundit për të marrë pjesë në turneun 12 skuadrash.
Kosova e ka të ndaluar të jetë në një grup me Serbinë dhe Bosnjen e Hercegovinën.
Ndeshjet duhet të zhvillohen në këto data:
20 - 28 mars 2017 | |||
5 - 13 mars 2017 | |||
28 gusht - 5 shtator 2017 | |||
2 - 10 tetor 2017 | |||
6 - 14 nëntor 2017 | |||
19 - 27 mars 2017 | |||
3 - 11 shtator 2018 | |||
8 - 16 tetor 2018 | |||
12 - 20 nëntor 2018 (PlayOff) |
GRUPI 5, kualifikues për EURO-U21:
1 | Gjermania | |||
2 | Izraeli | |||
3 | Norvegjia | |||
4 | Irlanda | |||
5 | Azerbejxhani | |||
6 | Kosova |