FAZA PËRGATITORE
Feronikeli ul ritmin e stërvitjeve
25 January, 2017 @20:56
Pas një periudhe dy javore me stërvitje dy herë në ditë, skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli, ka ulur ritmin.
Futbollistët e Niklit nesër do të kenë kontrollet mjekësore, ndërsa të premtën dhe të shtunën do të zhvillojnë nga një seancë stërvitore në ditë, para se të nisen drejt Turqisë të dielën, për ta zhvilluar fazën përgatitore atje.