SHQIP NË BOTË
Mërgim Berisha shënon për fitore
25 January, 2017 @19:46
Sulmuesi i talentuar, Mërgim Berisha, po tregon paraqitje të mira në kampion përgatitor në Dubai me skuadrën e parë të Salzburgut.
18 vjeçari që muajin e kaluar kishte nënshkruar kontratë profesionale me Salzburgun, sot ishte protagonisti kryesor për fitoren e skuadrës së tij në miqësoren ndaj skuadrës Riga nga Letonia.
Berisha shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën 77’, ndërsa në lojë u inkuadrua nga banka rezerve në minutën 61’.
Në këtë ndeshje luajti nga minuta 75’ edhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.