NË PODUJEVË

Foto: KF Llapi Official Facebook/ M. Muçolli
Llapi ndërton tribuna
24 January, 2017 @12:50
Skuadra e Llapit që ka befasuar me rezultate të mira në pjesën vjeshtore të Superligës, ka marrë fjalë të mëdha nga kreu i komunës së Podujevës dhe drejtori i deparatamentit të sportit pranë Ministrisë përkatëse sot.
Sipas një njoftimi të botuar në faqen zyrtare të kësaj skuadre, komuna ka ndarë 160 mijë euro ndërsa projekti për ndërtimin e tribunës dhe objekteve përcjellëse në stadiumin “Zahir Pajaziti” do të mbështetet financiarisht edhe nga departamenti i sportit.
Llapi ka përfunduar vjeshtën si nënkampion me 36 pikë të tubuara pas 17 xhirove. Ndërsa pjesën pranverore do t’ia nis si mysafir ndaj Besës.