MEDIA
Kapllani lë pasaportën shqiptare për atë gjermane
23 January, 2017 @23:06
Ish sulmuesi i dalluar i kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, ka hequr dorë nga pasaporta shqiptare për të marrë atë gjermane, ka bërë të ditur Panorama Sport sot.
Kapllani është detyruar ta bëj këtë akt pasi që shteti gjerman nuk lejon dy nënshtetësi dhe ai i ka thënë gazetës në fjalë se këtë e ka bërë për familjen.
Sulmuesi më tej i ka thënë gazetës se pasi që e merr pasaportën gjermane do të provojë mundësinë për të marrë përsëri nënshtetësinë shqiptare, pasi që shteti shqiptar lejon që personi t’i ketë dy nënshtetësi.