CAMP NOU
Busquets me probleme në ligamentet e nyjës
23 January, 2017 @13:32
Përveç Realit, probleme me lëndime mund të ketë edhe Barcelona.
Në fitoren e mbrëmshme ndaj Eibarit, lëndim ka pësuar mesfushori Sergio Busquets. Busquets u largua nga lojë në minutën e 10’ të takimit, ndërsa është bërë e ditur që ai ka lënduar ligamentet e nyjës së djathtë.
Testet mjekësore do të bëhen sot, për t’u kuptuar kohëzgjatja e mungesës së mesfushorit spanjoll.