ALLIANZ ARENA
Lëndohet Arturo Vidal
23 January, 2017 @13:22
Në fitoren që Bayerni e shënoi ndaj Freiburgut të premten, Arturo Vidal ka pësuar një lëndim në brinjë.
Lëndimi pritet t’ia mohojë lojën mesfushorit kilian për 2-3 javë, ndërsa ai ka deklaruar që shpreson të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Arsenalit në kuadër të Ligës së Kampionëve, sfidë e cila zhvillohet në mesin e muajit shkurt.