Besiktas fiton thellë dhe merr kreun
23 January, 2017 @22:49
Skuadra kampione aktuale e Turqisë në futboll, Besiktas, ka arritur të mposht sonte si mysafir ekipin e Alanyasporit, 1-4, për të marrë kreun e Superligës turke pas 17 xhirove.
Ndeshja i ka takuar xhiros së XVIII të elitës së futbollit turk, ndërsa humbja e djeshme e liderit Istanbul Basaksehir, i ka lehtësuar punë bardhezinjëve nga Stambolli që të marrin kreun.
Cenk Tosun, Ryan Banel, Ricardo Quaresma dhe Marcelo shënuan nga një gol për Besiktasin në fitore, derisa golin e vetëm dhe të nderit për ekipin vendas e shënoi ish-sulmuesi i reprezentacionit të Brazilit, Vagner Love.
TABELA AKTUALE:
1 | Besiktas | 18 ndeshje | 41 pikë | |
2 | Istanbul Basaksehir | 18 ndeshje | 39 pikë | |
3 | Galatasaray | 18 ndeshje | 36 pikë | |
4 | Fenerbahçe | 18 ndeshje | 35 pikë | |
5 | Antalyaspor | 18 ndeshje | 28 pikë |