MBETET I LIRË
Elbasan Gashi largohet nga Ferizaji
23 January, 2017 @16:28
Futbollisti i transferuar gjatë këtij afati kalimtar nga Hajvalia te Ferizaji, Elbasan Gashi, ka mbetur lojtar i lirë.
Gashi ka dështuar të nënshkruajë kontratë me ferizajasit, për shkak të disa mosmarrëveshjeve, megjithëse i ishte bashkuar stërvitjeve me skuadrën për një kohë.
Sipas njoftimit të klubit të Ferizajit, Gashi nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratë 2 vjeçare, me ç‘rast ka dështuar bashkëpunimi mes dy palëve.
Transferimi i mbrojtësit nga Hajvalia te Ferizaji ishte njoftuar më 30 dhjetor të vitit që e lëmë pas.
Elbasan Gashi ka pasur 11 paraqitje gjatë stinorit vjeshtor në Superligë me fanellën e Hajvalisë.
Në ditët në vijim, Ferizaji ka paralajmëruar që do të përforcohet edhe me një mesfushor ofansiv dhe një sulmues.