NË PRIZREN
Liria prezenton përforcimet
24 January, 2017 @12:37
Pas paralajmërimeve ditë më parë për përforcimet e reja në skuadër ekipi bardhezi nga Prizreni, Liria, ka prezentuar sot lojtarët e ri të skuadrës për pjesën pranverore të saj.
Në fakt Liria ka kthyer dy mbrojtësit e skuadrës, Elbasan Gashi dhe Valon Bytyqi, që kanë qenë pjesë e Hajvalisë në pjesën vjeshtore të stinorit.
Më pas, janë prezentuar edhe përforcimet nga IRJ Maqedonia, Florent Osmani dhe Burhan Aliji.
Në emër të Bordit të klubit lojtarëve u ka uruar mirëseardhje Erxhan Dana, ndërsa edhe kryetrajni Agron Beseni u ka dëshiruar punë të mbarë e suksese lojtarëve të ri në skuadër.
Liria ka përfunduar vjeshtën në Superligë në pozitë të shtatë. Ekipi prizrenas ka siguruar 20 pikë nga 17 xhirot e para, ku ka shënuar 6 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje.