ARSENAL
Keown kritikon Xhakën
23 January, 2017 @23:20
Ish-lojtari i Arsenalit, Martin Keown, ka kritikuar Granit Xhakën për ashpërsinë e tij në fushë dhe numrin e kartonëve të kuq të marrë në Premier Ligë deri tash, posaçërisht pas kësaj të fundit ndaj Burnleyt.
“Shpresoj që dikush t’i thotë atij që duhet të qetësohet më. Ky është një numër i çmendur i kartonëve të kuq, ai po del nga ekuilibri. Ai do të mësojë, ai do të duhet të ndërrohet,” ka thënë ndër të tjera Keown shkruan Eurosport sot.