COUPE DE LA LIGUE
Parisi siguron finalen me ‘poker’
24 January, 2017 @22:49
Në takimin e parë gjysmëfinal të ‘Coupe de la Ligue’, Parisi e ka shkatërruar skuadrën e Bordeaux në fushën e kësaj të fundit. Me ligën franceze që nuk po i ec siç duhet, trajneri Emery edhe një herë e ka dëshmuar që është trajner më i mirë nëpër kupa.
Parisienët takimin e përfunduan me ‘poker’ golash, për t’u kualifikuar kështu për në finalen e kupës, aty ku e presin fituesin e takimit Monaco-Nancy.
Siç dihet, futbolli francez ka 2 kupa: Coupe de la Ligue dhe Coupe de France. Në të dyja këto kupa, Parisi është kampion në fuqi, ndërsa nëse e fiton edhe sivjet ‘Coupe de la Ligue’, kjo do të ishte hera e katërt me radhë për skuadrën e kryeqytetit francez.