FAZA PËRGATITORE
Test i parë në Durrës, i lehtë për Prishtinën
25 January, 2017 @20:32
Prishtina ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të kampit përgatitor në Durrës.
Bardhekaltërit e kishin përballë ekipin B të Partizanit, të cilin e mposhtën me rezultat të thellë 5-1.
Partizani ishte e para që shënoi me anë të Ismajlajt (31’), ndërsa më pas për prishtinasit shënuan Januzi (35’), Selmani (58’), Sekiraqa (35’), Maxhuni (81’), Khalid (85’).
Trajneri i Prishtinës Lutz Lindemann pati rastin t’i provojë edhe lojtarët e ri në këtë ndeshje, ndërsa në të dyja pjesët provoi dy skema të ndryshme taktike.
Prishtina ndeshjen e dytë dhe të fundit miqësore në Durrës, do ta zhvillojë të shtunën ndaj skuadrës nga Kategoria e Parë shqiptare, Lushnja.