COPPA ITALIA
Juventusi mposht Milanin, kalon në gjysmëfinale
25 January, 2017 @22:35
Pas Napolit, gjysmëfinalisti i dytë i Coppa Italia është Juventusi.
Skuadra torineze e fitoi derbin ndaj Milanos me rezultat 2-1, për t’u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Golat e fitores për Juventusin u shënuan nga Dybala dhe Pjanic në 20 minutat e para të takimit, kurse Milani golin e gjeti me Carlos Baccan në pjesën e dytë. Për pjesën më të madhe të pjesës së dytë, rossonerët ishin me një lojtar më pak në terren pas përjashtimit të Locatellit në minutën e 54’, mirëpo kjo nuk luajti rol në epilogun final të takimit.
Në gjysmëfinale, Juventusi takohet me Napolin, që u kualifikua mbrëmë ndaj Fiorentinës.
Dy çerekfinalet e tjera të Kupës zhvillohen mesjavën e ardhshme.