PLAY OUT
Caktohen çiftet e barazhit
19 May, 2019 @18:38
Pas ndeshjeve të përfunduara sot në Superligë, janë caktuar edhe çiftet e barazhit.
Mes vete për të mbetur apo ngjitur në Superligë do të luftojnë 4 skuadra: Trepça ‘89, Gjilani, Besa dhe Vëllaznimi.
Trepça ‘89 do të përballet me Vëllaznimin, kurse Gjilani do të përballet me Besën nga Peja.
Si zakonisht, ndeshjet e barazhit luhen në terren neutral dhe nuk ka ndeshje kthyese.
Sa i përket datave të ndeshjeve, pritet që ndeshjet e barazhit të zhvillohen në mesjavën e parë të muajit qershor, mirëpo kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.