Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA MBLEDHJA E KE-së

Caktohet data e përfundimit të stinorit 2022/23

Pamje nga arkivi

Caktohet data e përfundimit të stinorit 2022/23


1 February, 2023 @15:51

Stinori 2022/23 i Superligës është përcaktuar të mbyllet në fund të muajit maj, saktësisht me datën 28 të muajit në fjalë. Njoftimin e ka bërë të ditur pak më parë FFK-ja, pasi që kishte mbajtur mbledhjen e vet të radhës.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në ndërkohë ka shqyrtuar edhe licensimin e FFK-së në Ministrinë përkatëse dhe ka konstatuar se me miratimin e Statutit të ri të Federatës, tash e tutje plotësohen të gjitha kriteret për ta licensuar atë.

Kujtojmë, pjesa e dytë e stinorit 2022/23 do të nis këtë fundjavë me ndeshjet e Kupës së Kosovës, 4 shkurt, ndërsa stinori mbyllet më 28 maj 2023.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga