SERIE A

Foto: SuperSport Official.
Çalhanoglu nesër në Milano, por jo për AC Milan
21 June, 2021 @19:30
Mesfushori turk i skuadrës së qytetit të Milano-s, AC Milan, Çalhanoglu ka bërë edhe vetë të ditur se nesër do të udhëtoj për në Milano, qyteti mbetet Milano, por jo edhe tani më ish-ekipi i tij, AC Milan.
Kjo pasiqë lojtari turk ka bërë edhe vetë të ditur se nesër do të udhëtoj për në Milano, që të nënshkruaj me rivalin e AC Milan, bëhet fjalë për skuadrën e “Neroazzurëve”, Inter.
Dje, gjatë ditës ka pasur shumë lajme mbi këtë çështje, më së shumti nga gazetari italian, Di Marzio në lidhje me këtë blerje të Inter, por mesfushori turk e ka konfirmuar vetë këtë për mediat italiane.
“Po, çdo gjë është e vërtetë. Kam arritur një marrëveshje me Interin. Nesër do të fluturoj për në Milano dhe më pas do të firmos edhe kontratën” ka thënë ai.