MEDIA
Cana bisedon me Schalken
1 June, 2015 @15:52
Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, mund të kalojë te Schalke në Bundesligë.
Njoftimin e ka bërë të ditur Zëri sot, duke u bazuar në raportet e mediave italiane, derisa Cana thuhet të ketë nisur bisedimet me këtë ekip.
Cana 31 vjeç, ka kaluar stinorin e katërt te Lazio dhe mund të shkojë si lojtar i lirë në Gjermani, derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Galatasaray, Sunderland, Marseille dhe PSG.