MEDIA TALK

CdS: 4 skuadra kërkojnë Marash Kumbullën
28 December, 2021 @19:11
Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, që nuk gjeti vend në Romën e drejtuar nga Jose Mourinho dëshiron të largohet nga klubi në janar të vitit të radhës, ashtu që të sigurojë minutazhë më të madhe në Serie A.
Sipas Corriere dello Sport janë katër skuadra që kërkojnë shërbimet e futbollistit shqiptar, ndërsa në opsion janë edhe huazimi por edhe blerja e kartonit të lojtarit.
Katër skuadrat që po kërkojnë Kumbullën janë Napoli, Torino, Cagliari dhe Fiorentina.