Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITY - TOTTENHAM

Çfarë pjese e dytë nga Mahrez, City i rikthehet fitoreve

Çfarë pjese e dytë nga Mahrez, City i rikthehet fitoreve


19 January, 2023 @22:53

Ndeshje fantastike dhuruan sonte City e Tottenhami në “Etihad”!

0-2 për Spurs u mbyll pjesa e parë, e 4-2 në fund u mbyll ndeshja në të mirë të Cityt, rezultat që e kthen Cityn te fitoret pas dy humbjeve radhazi në Carabao Cup e në ligë.

Një gabim i Edersonit solli golin e parë të Spurs, e goli i dytë i shënua nga Emerson Royal si pasojë e këmbënguljes së Harry Kane për t’ia marrë topin Rodrit. Të dy golat u shënuan në fundin e pjesës së parë, 44’ dhe 45+2’.

TABELA AKTUALE

City shpërtheu me të filluar pjesa e dytë dhe shënoi 3 gola për 12 minuta. Riyad Mahrez ishte fantastik në pjesën e dytë. Çdo sulm i Cityt zhvillohej përmes tij. Fillimisht Alvarez shënoi për 1-2 (51’), më pas Haaland (53’) për 2-2 e i treti Mahrez (63’) për përmbysjen e plotë.

Përgjatë 30 minutave të mbetura Spurs u treguan të pafuqishëm për t’u rikthyer në lojë, ndërkohë që krejt në fund Mahrez, me plot meritë, e gjeti edhe golin e katërt për Cityn (90’) për përfundimtaren 4-2.

2 gola, 1 asistim dhe rol vendimtar në golin tjetër - kjo është përmbledhja e Riyad Mahrezit sonte.

Kështu, City, që ende ka për të luajtur dy herë ndaj Arsenalit këtë sezon, ka 5 pikë më pak se Arenali lider, por ky i fundit ka një takim më pak të luajtur. Sa i përket Tottenhamit, kjo skuadër vazhdon të bëjë hapa prapa në luftën për një vend që dërgon në Champions League sezonin tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League