PAS NDESHJES KOSOVA - MADAGASKARI

Challandes: Kemi punuar në mbrojtje, i kënaqur me fitoren
24 March, 2018 @21:02
Pas fitores në debutimin e tij me Kosovën, per Supersport foli Bernard Challandes, përzgjedhësi i Kosovës.
“Jam shumë i kënaqur për fillim. Kemi punuar në mbrojtje gjatë gjithë javës. Kishim pranuar shumë gola gjatë kualifikimeve drejt Botërorit të Rusisë, prandaj kam punuar në mbrojtje dhe kjo u shpërblye duke mos pranuar gol sonte.
Jam shumë i kënaqur me ekipin, kemi qenë komapkt dhe kemi luajtur mirë.
Madagaskari nuk është Brazili, por është një ekip shumë i mirë, prandaj le të qëndrojmë të koncentruar dhe të vazhdojmë të punojmë. Do të punojmë edhe në fazën sulmuese që të jemi dhe më të mirë.
Sa i përket anës negative, kemi humbur disa topa që nuk duheshin humbur dhe kemi pasur probleme me koncentrim në disa çaste, por do të punojmë në atë drejtim.” - deklaroi Challandes pas ndeshjes.
Provën e dytë Challandes do ta ketë pas 3 ditëve, ndaj Burkina Fasos në të njëjtin stadium.