IRLANDA U19 - KOSOVA U19

Foto: E.C
Kosova U19 e pafuqishme për Irlandën
24 March, 2018 @17:51
Me rezultat 3-0 është mposhtur Kosova U19 në ndeshjen e zhvilluar sot përballë Irlandës U19 në Portugali.
Djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi pësuan dy gola në 15 minutat e para, gjë që ndikoi dukshëm në rrjedhën e lojës. Pas golave të pranuar, Kosova rrezikoi disa herë, mirëpo goli i nderit nuk e gjet në asnjë moment. Përkundrazi, ishte Irlanda ajo që e gjeti golin e tretë dhe e vulosi përfundimisht fitoren.
Pas 2 ndeshjeve, Kosova mbetet pa pikë në Grupin 5 të ‘Elite Round’, fazës së fundit kualifikuese drejt Evropianit të Finlandës.