PËRFAQËSUESJA

Debutimi me Challandes, Kosova kërkon fitoren
24 March, 2018 @11:17
Me fillim nga ora 19:00, sonte Kosova e zhvillon ndeshjen e parë nën drejtimin e zvicranit Bernard Challandes.
Kundërshtari i sontëm i Kosovës është Madagaskari, ndërsa ndeshja luhet në Francoville, një paralagje e Parisit.
Ndeshja e sontme transmetohet drejtpërdrejt në platformën Supersport, kurse pas 3 ditëve Kosova e zhvillon miqësoren e dytë të marsit, ndaj Burkina Fasos në të njëjtin vend.