KOSOVA U21 - AZERBEJXHANI U21

Foto: BOROZANI
Super Kosova U21, fiton dhe ngjitet në tabelë
22 March, 2018 @20:49
Vazhdojnë paraqitjet e shkëlqyeshme të Kosovës U21!
Në takimin e zhvilluar sonte ndaj Azerbejxhanit U21 në Mitrovicë, përfaqësuesja jonë zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, e cila u kurorëzua me rezultatin përfundimtar 2-0.
Florent Hasani ishte autor i golit të parë, ndërsa fitorja u vulos nga goli i Besfort Kolgecit, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga Dren Feka.
Kjo fitore, që ishte e treta për Kosovën në kuadër të grupeve, bën që Kosova U21 të ngjitet në vendin e tretë të Grupit 5, grup ky në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2021.
Ndeshjen e ardhshme Kosova U21 e luan ndaj Gjermanisë, liderit të grupit, pas 5 ditëve (27 mars) në të njëjtin stadium.
Sipas rregullave, vendi i parë i grupit kualifikohet direkt për në kampionat evropian, kurse vendi i dytë i grupit mund të kualifikohet vetëm nëse është më i mirë me pikë e golaverazh sesa vendet e dyta të grupeve tjera eliminatore.
TABELA - GRUPI 5
1 | Gjermania U21 | 6 ndeshje | 15 pikë | |
2 | Irlanda U21 | 5 ndeshje | 10 pikë | |
3 | Kosova U21 | 7 ndeshje | 10 pikë | |
4 | Norvegjia U21 | 6 ndeshje | 8 pikë | |
5 | Izraeli U21 | 6 ndeshje | 7 pikë | |
6 | Azerbejxhani U21 | 6 ndeshje | 1 pikë |