ELITE ROUND

Foto: FFK
Dueli me Irlandën, pas humbjes nga Portugalia
22 March, 2018 @10:24
Përfaqësuesja e Kosovës U19 do të ndeshet pasnesër me Irlandën U19 në kuadër të Grupit 5 të Elite Round të UEFA-së, ndeshjet e të cilit grup po zhvillohen në Portugali.
Dje, Kosova U19 u mposht thellë nga vendasit, 5-0, ndërsa tash djelmoshat do të shikojnë që të arrijnë rezultate ndaj skuadrave të tjera të Grupit 5.
Pas ndeshjes së 24 marsit ndaj Irlandës U19, Kosovën e pret edhe ndeshja e fundit e grupit, ndaj Sllovakisë U19 që luhet më 27 mars.
Dje, Irlanda U19 dhe Sllovakia U19 barazuan 1-1.