BILETAT

Stadium "Jean Rolland" në Francoville, 20km larg qendrës së Parisit, Francë
Francoville, stadiumi dhe biletat për ndeshjet e Kosovës
20 March, 2018 @17:06
Kosova në përballjet që do t’i zhvillojë këtë javë, ndaj Burkina Fasos dhe Madagaskarit, do të luajë në një stadium të vjetër të paralagjes së Parisit, Francoville.
Pas katër ditësh reprezentacioni i Kosovës, i drejtuar për herë të parë nga një trajner i huaj, zvicerani Bernard Challandes, do t’i dalë në mejdan Madagaskarit, ndërsa më 27 mars do të ndeshet me Burkina Fason.
Të dyja ndeshjet do të nisin në ora 19:00, ndërsa stadiumi i vjetër i Francoville’it do të jetë mikpritës i skuadrave afrikane në fjalë dhe asaj të Kosovës.
Sa i përket biletave, ato janë me çmime prej 15 eurosh në pjesët anësore, ndërsa 25 euro për vendet VIP, që kapin qendrën e stadiumit, pasi që ulëse ka vetëm në njërën anë - dhe kapaciteti maksimal është 3 mijë shikues. Biletat mund të blihen online në faqen mybootika.com duke klikuar mbi ndeshjen dhe pjesën prej nga dëshironi ta shikoni atë.