TE FERONIKELI

Dorëhiqet Munishi
19 March, 2018 @19:46
Trajneri prishtinas i Feronikelit, Ismet Munishi, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, ka bërë të ditur pak më parë KTV në emisionin sportiv të saj.
Së fundi, Feronikeli barazoi me Vllazninë si mysafir, ndërsa nga gjashtë ndeshje sa ishte trajner aty, Munishi ka arritur të fitojë të gjitha duelet si vendas (tri), ndërsa jashtë vendit, pikën e vetme e nxori në fundjavën që e lamë pas.
Pas 24 xhirove të zhvilluara, Feronikeli është i katërti në klasifikim, me 38 pikë, gjashtë më pak se liderja e Superligës, Drita.