BASAKSEHIR-BESIKTAS

Istanbul Basaksehir, fituesi i javës në Turqi
18 March, 2018 @19:13
Pas barazimit të djeshëm në derbin e zjarrtë ndërmjet Fenerbahçes dhe Galatasarayit 0-0, që aktualisht janë në pozitat 4 dhe 1, sot Istanbul Basaksehir ka mposhtur kampionin aktual Besiktas, 1-0, për të dalë fituesi i javës në katërshen që po garon për titull në Turqi.
Ka qenë holandezi Eljero Elia që ka vendosur derbin me golin e shënuar në minutën e 28-të të ndeshjes, ndërsa më tej në ndeshje gola nuk erdhën.
Pas kësaj xhiroje, ku lufta për titull në Turqi është e ngushtë, Galatasaray mbetet lider me 54 pikë dhe ndiqet nga Istanbul Basaksehir 53, Besiktas 50 dhe Fenerbahçe 48.