BESA-GJILANI

Gjeraj i jep jetë Besës
18 March, 2018 @16:30
Me një super-gol të shënuar, prizrenasi Robert Gjeraj, i ka dhënë shpresë të madhe në fitoren e shënuar ndaj Gjilanit sot në Pejë.
Gjeraj ka qëlluar me volej në fillim të pjesës së dytë, në kënd të portës së Donat Kçikut, për 1-0, që ka dalë të jetë rezultat final i ndeshjes, edhepse kah fundi, Gjilani tentoi me të gjitha forcat të barazojë.
Me këtë fitore, Besa ka dalë nga zona e rënies në zonën Play-Out të Superligës, derisa Gjilani vazhdon të çalojë nga synimet.