FA CUP: 1/4

United kalon në gjysmëfinale
17 March, 2018 @22:43
Pas turpërimit nga Sevilla në ‘Old Trafford’, United ka reaguar në ndeshjen e luajtur sonte ndaj Brightonit në çerekfinale të FA Cup.
Në një natë me borë e me erë, United shënoi fitore 2-0 me golat e Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës FA.
Gjysmëfinalisti tjetër i përcaktuar është Tottenhami, ndërsa dy të tjerët përcaktohen pas ndeshjeve të nesërme mes Wiganit e Southamptonit dhe Leicesterit e Chelseat.