DRENICA - PRISHTINA

Lideri befasohet në Skenderaj, i rrezikohet kreu
17 March, 2018 @16:02
Përkundër dominimit të Prishtinës si në posedim të topit, si në rastet e krijuara, takimi i zhvilluar sot mes Drenicës dhe Prishtinës në Skenderaj u mbyll me fitoren e vendasve.
Falë pritejeve të shumta të portierit Flamur Neziri, Drenica nuk e lejoi pësimin e golit, ndërsa në anën tjetër shënoi në minutën e 52’ përmes Osman Mëziut, i cili e shfrytëzoi maksimalisht një pasim të Taulant Dajakut dhe ia dha epërsinë Drenicës.
Në anën tjetër, Prishtina provoi shumë që ta barazonte rezultatin, mirëpo goli nuk erdhi në asnjë moment dhe kryeqytetasit u detyruan të pajtohen me humbje.
Kjo humbje ia rrezikon Prishtinës kreun e klasifikimit, me Dritën që ndeshjen e xhiros nuk e ka luajtur ende.