LLAPI - LIBURNI

Liburni mposht Llapin në Podujevë
17 March, 2018 @12:46
Në takimin e dytë të stinorit pranveror, Liburni ka shënuar fitore ndaj Llapit në Podujevë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-3 në të mirë të gjakovarëve, ndërsa rezultati përfundimtar i duelit ishte 2-6. Golashënuesit e Liburnit në këtë duel ishin Dobroshi (3), Selmanaj, Alaj dhe Kasapi, ndërsa golashënuesit e Llapit nuk janë bërë të ditur.
TABELA AKTUALE FUTSALL SUPERLIGA
Kjo fitore bën që Liburni të jetë 2 pikë larg kreut, kurse Llapi mbetet ende pa pikë sivjet.