DRAW DAY

Dita kur kuptohen çiftet çerekfinale
16 March, 2018 @8:39
Sot është dita kur kuptohen çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe të Europa Ligës, pasi që përfunduan ndeshjen e së tetës së finales së garave në fjalë.
KUR TËRHIQET SHORTI?
Barcelona, Bayern, Juventus, Liverpool, Manchester City, Real Madrid, Roma dhe Sevilla - do të hynë në shortin e Ligës së Kampionëve, që nis prej orës 12:00 sot në Nyon të Zvicrës.
Ndërsa Arsenal, Atletico Madrid, CSKA Moska, Lazio, Leipzig, Marseille, Salzburg dhe Sporting - do të mësojnë kundërshtarët mes njëri-tjetrit në shortin e Europa Ligës që nis në ora 13:00 në të njejtin vend.
KUR ZHVILLOHEN NDESHJET?
Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve zhvillohen më 3-4 prill, ndërsa ato të kthimit me 10-11 prill.
Europa Liga ndërkaq, ndeshjet e para i zhvillon më 5 prill, e të kthimit, më 12 prill, prej ku përcaktohen pastaj gjysmëfinalistët e garave.
GRUPET DHE SKEMA E CHAMPIONSLEAGUE