SERGIO BUSQUETS

Foto: mundodeportivo/gtres
Busquets jashtë fushave, për shkak të lëndimit
15 March, 2018 @18:34
Lëndimi i pësuar në përballjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve, ku Barcelona mposhti Chelsean 3-0 në Camp Nou, do ta lë për tre javë jashtë fushave mesfushorin qendror të Barcelonës, Sergio Busquets, ka bërë të ditur Mundo Deportivo sot.
Si rezultat i kësaj, Busquets do të mungojë në përballjet ndaj Athletic Bilbaos, Sevillas dhe me shumë gjasa në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.