JUVENTUS - ATALANTA

Juve fiton, forcon kreun
14 March, 2018 @20:17
Me fitoren e ‘Zonjës së Vjetër’ është mbyllur ndeshja e mbetur mes Juventusit dhe Atalantas.
Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të borës së madhe në Torino javë më parë, ndërsa në terminin e ri Juventusi u tregua skuadër më e suksesshme, duke i shënuar Etrit Berishës dy herë dhe duke e mbyllur ndeshjen me fitore.
Kjo fitore e forcon Juventusn në krye të klasifikimit, me Napolin që xhirot e fundit ka lëshuar pikë dhe e ka lëshuar kreun.