1/8: BESIKTAS - BAYERN

Bayerni, çerekfinalisti i parafundit
14 March, 2018 @20:10
Në një ndeshje me atmosferë të shkëlqyeshme, edhe pse skuadra që kalon në çerekfinale dihej nga ndeshja e parë, Bayerni përsëri arriti ta mposhtë Besiktasin. Borozani.com
Alcantara, një autogol i vendasve dhe Wagner u shënuan në listën e golashënuesve për bavarezët, ndërsa golin e nderit për turqit e shënoi Vagner Love.
Kështu, Bayerni bëhet çerekfinalisti i shtatë i turneut sivjet, ndërsa shortin për fazën tjetër e kupton të premten.