LLAPI - VLLAZNIA

Llapi i rikthehet fitoreve
14 March, 2018 @16:35
Pas disa rezultateve jo të mira në Superligë dhe në Kupë, skuadra e Llapit i është rikthyer fitoreve në takimin e luajtur ndaj Vllaznisë së Pozheranit në shtëpi.
Dardan Jashari dhe Edon Zeqiri shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 2-0 të këtij takimi, rezultat i cili e ngrit Llapin në kuotën e 37 pikëve.
Sa i përket Vllaznisë, ajo mbetet akoma e fundit në klasifikim.