DRITA - DRENICA

Drita mposht Drenicën, -2 nga kreu
14 March, 2018 @16:41
Pas dy barazimeve radhazi në Superligë, Drita i është rikthyer fitoreve në përballjen e luajtur sot ndaj Drenicës në Gjilan.
Kastriot Rexha, Lirdon Leci dhe Xhevdet Shabani ishin shënuesit e Dritës sot, ndërsa mysafirët golin e nderit e gjetën përmes Armend Abazit.
Kjo fitore bën që Drita të jetë 2 pikë larg kreut, derisa Drenica tashmë ndodhet shumë pranë zonës së barazhit.