KOSOVA U21

Ftesat e Prekazit për ndeshje ndaj Azerbejxhanit dhe Gjermanisë
Teskti: FFK
14 March, 2018 @20:40
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, kundër Azerbejxhanit, që zhvillohet më 22 mars në orën 19:00 dhe kundër Gjermanisë, më 27 mars në orën 18:45.
Të dyja ndeshjet zhvillohen në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe përkrahja e Dardanëve për djelmoshat e Prekazit pritet të jetë e madhe.
Stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për këto dy ndeshje të rëndësishme, Kosova U21, do ta mbajë të hënën, më 19 mars në kompleksin “Top Football” në Mazgit.
LISTA E KOSOVËS U21:
1.Visar Bekaj (FC PRISHTINA) 2.Florjan Smakiqi (KF FERONIKELI) 3.Mentor Boroci/Ardit Nika (FC HAJVALIA/FC RAMIZ SADIKU) 4.Denis Haliti (KF DRITA) 5.Kamer Krasniqi (Vfl OSNABRUCK) 6.Ardian Ismajli (HNK HAJDUK SPLIT) 7.Lirim Mema (FC EINTRACHT BRAUNSCHWEIG) 8.Arbenit Xhemajli (FC XAMAX) 9.Arian Kabashi (FC SION) 10.Besfort Kolgeci (FC EINTRACHT BRAUNSCHWEIG) 11.Albert Dabiqaj (FC FERONIKELI) 12.Dren Feka (FC LUZERN) 13.Kushtrim Shabani (KF LLAPI) 14.Ylber Maloku (KF TREPÇA ’89) 15.Florent Hasani (FC DIOSGYORI VTK) 16.Muharrem Jashari (KF TREPÇA ’89) 17.Roni Gashi (KF LIRIA) 18.Rron Broja (KF SHKUPI) 19.Valmir Sulejmani (HANNOVER ’96) 20.Mendurim Hoti (KF FERONIKELI) 21.Arber Hoxha (FC PRISHTINA) 22.Mirlind Daku (KF LLAPI) 23.Meriton Korenica (KF LIRIA) |