1/8: BARCELONA - CHELSEA

Super Messi, Barcelona në çerekfinale
14 March, 2018 @22:44
Barcelona është çerekfinalistja e fundit e edicionit të sivjetëm të Champions Leagues.
Pas barazimit 1-1 në Londër, katalunasit fituan sonte 3-0 në shtëpi, për të arritur kështu çerekfinalen. Në fakt Chelsea luajti më mirë se ç‘tregon rezultati final i ndeshjes, por Barcelona e udhëhequr nga ‘jashtëtokësori’ Messi shënoi 3 herë dhe nuk lejoi befasi.
Messi shënoi 2 herë, ndërsa goli tjetër erdhi nga Ousmane Dembele nga një asistim pikërisht i Messit, për ta kompletuar kështu edhe një paraqitje fenomenale ekipore.
Sa për kuriozitet, goli i shënuar nga Messi në minutën 02:08 është goli më i shpejt në karrierën e tij.
Kundërshtarin e çerekfinales Barcelona e kupton të premten në shortin që mbahet në Nyon të Zvicrës. Gjithashtu, duhet përmendur fakti që kjo është hera e 11 me radhë që Barcelona arrin të paktën çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.