RAPORTI I DELEGATIT TË UEFAs

Maca mund t’ia sjell Besiktasit dënimin
15 March, 2018 @18:26
Se UEFA-ja është e pamëshirshme në Ligë të Kampionëve, tregon edhe raporti i fundit i delegatit të ndeshjes Besiktas-Bayern të zhvilluar në Stamboll mbrëmë.
Delegati i UEFA-së, përveç disa lëshimeve tjera në organizim, ka raportuar si lëshim sigurie edhe macen që kishte shkelur në fushë gjatë ndeshjes në Vodafone Arena të Stambollit, raportojnë mediat turke sot.
Ngjarja ndodhi në minutën e 49-të të ndeshjes dhe për disa sekonda u desht të ndalet ndeshja, derisa maca doli nga fusha e lojës.
Komiteti Disiplinor i UEFA-së do të vendos për dënimin në ndërkohë.
Më parë, UEFA-ja kishte gjobitur edhe Vardarin e Shkupit për shkak të paraqitjes së një qeni në fushë të lojës gjatë kualifikimeve për Ligë të Kampionëve.