FIFA RENDITJA: MARS 2018

Kosova ngritet në listën e FIFAs
15 March, 2018 @10:58
Në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA sot, Kosova ka shënuar ngritje në renditjen mujore, duke kaluar prej vendit 177 sa ishte në shkurt 2018, në 176.
Në fund të këtij muaji, Kosova do të zhvillojë miqësore ndaj Burkina Fasos dhe Madagaskarit, ndërsa në rast të rezultateve të mira, pritet që të ngritet edhe më në listën e FIFAs që do të zbardhet në prill.
Kosova në shkurt nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje kualifikuese, por falë rezultateve të tjerëve, ka bërë këtë ngritje.
Dy miqësoret e radhës për Kosovën që zhvillohen në fund të këtij muaji do të jenë të parat për selektorin e ri të vendit, Bernard Challandes.