GJILANI-FLAMURTARI

Flamurtari nxjerr pikë si mysafir
15 March, 2018 @16:00
Pas një lufte të madhe, durimit dhe mbrojtjeve të portierit, Flamurtari ka arritur të dalë i pamposhtur ndaj Gjilanit të urritur për tre pikë dhe kështu ka siguruar një pikë si mysafir, 0-0.
Ekipi i Gajur Rexhepit ka barazuar sot në stadiumin e qytetit të Gjilanit ndaj ekipit të Arbnor Morinës, ndërsa kjo pikë është e treta gjatë tërë stinorit si mysafir që e nxjerr Flamurtari.
Gjilani ka pasur raste të panumërta në ndeshje. Fisnik Papuqi, Isa Eminhaziri, Armend Thaqi në pjesë të parë dhe Hasan Hyseni, Fuad Karabeg e Altin Aliu në pjesë të dytë kanë pasur raste të mira për shënim - por asnjëra s’ka tundur rrjetën e mysafirëve për të përfunduar ndeshja, me rezultatin që ia nisi, 0-0.
Derisa Gjilani ka më së shumti barazime në Superligë aktualisht, në total ka tubuar pikën e 36-të, ndërsa Flamurtari me 15 pikë, vazhdon të mbetet në zonën e Play-Outit të Superligës.