LOKOMOTIVA-ATLETICO

Fotot: uefa europa league/ fb
Atletico si lokomotivë në Moskë
15 March, 2018 @19:07
Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Wanda Metropolitano, Atletico Madrid ka fituar edhe më thellë në ndeshjen e kthimit Lokomotivën e Moskës në RZD Arena të Moskës sot.
Filluar me golin e Angel Correas dhe të vazhduar në pjesë të dytë me golin e Saulit, çiftes së Fernando Torresit dhe Antoine Griezmannit në fund, ekipi i Diego Simeones ka parakaluar triumfalisht në Moskë me 1-5, për rezultatin total 8-1 pas dy ndeshjeve.
Madrilenët kështu siguruan çerekfinalen e UEFA Europa Ligës, ndërsa kundërshtarin e radhës do ta mësojnë nesër në shortin që mbahet në UEFA.