ARBNOR MORINA

Humbëm dy pikë
15 March, 2018 @22:47
Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, në deklaratën e tij pas ndeshjes ka dhënë përkrahje të madhe për futbollistët që i drejton, përkundër rezultatit që nuk e priste sot ndaj Flamurtarit.
“Kemi pasur mundësi për të realizuar por nuk ia arritëm. Këtyre djemëve askush s’mund t’i thotë asgjë, pasi që ata luftuan, luajtën, krijuan, përveç që s’realizuan. Ne humbëm sot dy pikë në një moment kur nuk e pritëm, përkundër rasteve që i patëm,” ka thënë Morina pas ndeshjes.
Gjilani që ia nisi mirë pjesës së dytë të stinorit, aktualisht është në mes të klasifikimit, ndërsa në pjesën e dytë të stinorit ka bilanc prej tre fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje.