GAJUR REXHEPI

Foto: prishtinafc.com
Pikë e merituar
15 March, 2018 @22:34
Flamurtari ka arkëtuar një pikë shumë të rëndësishme në luftë për mbijetesë ndaj Gjilanit sot.
Trajneri i ekipit, Gajur Rexhepi, ka qenë i kënaqur me pikën e fituar, ndërsa ka thënë se ekipi do të bëj çmos për mbijetesë në Superligë.
“Në ndeshje ndaj Vëllaznimit luajtëm dobët dhe ishim të papërgjegjshëm. Me ndryshimet që kemi bërë në formacion, djelmoshat treguan veten dhe kemi arritur të marrim pikë, për të cilën kemi pasur nevojë shumë. Besoj që këta djem do t’ia dalin në fund ta shpëtojnë ekipin,” ka thënë Rexhepi pas ndeshjes.
Flamurtari që aktualisht ka 15 pikë dhe gjendet në zonën PlayOut të Superligës, xhiron që vjen pret Lirinë e Prizrenit në Xhemajl Ibishi të Prishtinës.