FA CUP: 1/4

Foto: Spurs Official
Tottenhami, gjysmëfinalisti i parë
17 March, 2018 @15:10
Gjysmëfinalisti i parë i edicionit të sivjetëm të FA Cup është Tottenhami.
Skuadra e drejtuar nga Pochettino sot shënoi fitore të lehtë në udhëtim te Swansea, për ta siguruar kështu gjysmëfinalen e Kupës FA.
Në ndeshjet tjera çerekfinale, Manchester United takohet sonte me Brightonin, ndërsa nesër takohen Wigan vs. Southampton dhe Leicester vs. Chelsea.
Në rast të barazimit, ndeshja shkon në vazhdime, kurse gjysmëfinalet luhen në ‘Wembley’.